Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Turqia s’mund të influencojë punët e brendshme, marrëdhënia reciproke


Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi sot vizitën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat Meta tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë janë të rëndësishme, pasi ato kanë edhe sfond historik.

Ai shtoi se asnjë vend (përfshirë dhe Turqinë) nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit tonë.

Ilir Meta: Nuk kam koment të veçantë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë tepër të rëndësisheme, duhet të respektohet tradita e të dyja vendeve, duhet të orientohen nga detyrimet e përbashkëta si anëtarë të NATO-s. Raportet duhet që të udhëhiqen me mosndërhyrjen e vendeve respektive në punët e brendshme. Partia e Lirisë respekton Turqinë si vend mik e aleat.