Vendosni fjalën kyçe....

Vuciç me Erdogan: Do forcojmë bashkëpunimin ushtarak


Presidenti turk Erdogan e ai serb Vuçiç janë zotuar të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos në sektorin ushtarak.

Kreu i shtetit turk ndodhet në një vizitë dyditore në Ballkan.

Pas vizitës së djeshme në Shqipëri, Erdogan ndodhet sot në Beograd.

“Është e rëndësishme të vendosen marrëdhënie shumë më të ngushta për bashkëpunim në fushën ushtarake, të krijohet një ekip që do punojë për këtë. Industria ushtarake turke është dukshëm më e fortë se e jona, por pa modesti të rreme, as Serbia nuk duhet anashkaluar.”, tha Vuçiç të premten pas bisedës me Erdogan.

“Ne kemi besim te Erdogani dhe qëndrimi i tij ndaj paqes dhe stabilitetit”, shtoi Vuçiç.

Erdogan nga ana e tij, për të cilin kjo ishte vizita e tretë në Serbi në pesë vitet e fundit, i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si një “epokë të artë”.