Vendosni fjalën kyçe....

Braçe sqaron sherrin në Komisionin Hetimor me Albana Vokshin: I dua shumë gratë, nuk i urrej dhe as i qëlloj me këmbë karrigeje


Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka sqaruar incidentin me demokratin Albana Vokshi gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, duke theksuar se debatet mes tyre ishin të nxitura nga zëri i lartë i Vokshit.

Ai shpjegoi se pas një ore “ulërimash” nga ana e Vokshit, u detyrua të kërkonte nga IT-ja uljen e zërit të mikrofonëve, pasi zëri i saj ishte shumë i lartë dhe po e pengonte punën e tij.

Braçe gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë qëllim për të ofenduar gratë dhe sqaroi një bisedë që kishte pasur me Vokshin dy muaj më parë, ku ajo e kishte akuzuar se kishte 20 vjet që merrej vetëm me të.

Ai shprehu se ndihej keq për situatën dhe se do të vazhdojë të mbajë fjalën për të mos u marrë më me të.

Postimi i plotë:

FAKTE

URDHERONI:“FYERJA” IME NISI NGA FYERJA E ZONJES ALBANA! Pra; Isha ne zyren time-ngjitur me sallen ku behej kjo “mbledhje” dhe ulerimat nje ore rresht hynin jo ne zyre por ne koke te te tre njerezve qe ishim aty ne pune-mbledhje pune. Kur u be e pamundur, dola nga zyra ime, hyra ne sallen e kesaj “mbledhjeje”, i kerkova djalit te IT te ulte zerin e mikrofoneve se spo punonim dot; JANE NE MINIMUM-me tha; Imagjinoni tani!

Kam pritur 10 minuta qe situata te qetesohej dhe zeri i zonjes Albana te ulej; aq e zakonshme u be situata sa nje pjese e gazetareve-perfshi gazetaren e PD te televizionit me te madh ne vend, u larguan; Thashe mbaroi tani e shpetuam!

Jo qe nuk mbaroi por rinisi nje oktave me lart; Ketu nis VIDEO-nderhyrja ime: Sic e degjoni, i them “te lutem, uleni pak zerin se jemi dhe ne ketu ngjitur qe po bejme mbledhje pune”; Si u pergjigj me ate GOJE e GJESTE, ja ku e keni, pa asnje prerje, modifikim, manipulim-kjo vlen edhe per gazetaret qe nuk ishin fare aty por ben lajmin e Albanes.

Vijimin e dini, kerkoj ndjese per fjale me teper!Tani, kur pashe ne media sec kishte bere plot kulture, etike, elegance, para meje zonja ALBANA, ne kete “mbledhje”, mu duk teresisht e kote nderhyrja ime!

Ne ane tjeter, te jemi te qarte; Une i dua shume grate! Nuk i urrej e as i qëlloj me këmbe karrigeje e as i le ne mes te rrugeve, per asnje arsye!

Dy muaj e ca me pare, zonja Albana me takoi ne oborr dhe me tha: KE 20 vjet qe merresh vetem me mua! Ca ke o njeri? Ne fakt une nuk jam marre me te por me vendimmarrje e biznese rreth e brenda saj; po nejse!

U ndjeva keq, nuk mora kemben e karriges por i thashe: Nuk do merrem me! Patur parasysh qe ka 11 vite ne opozite dhe ca te tjera te falura. Une e mbaj fjalen! ALBANA NUK E MBAN GOJEN! Kaq!