Është prezantuar sot partia më e re politikë në Shqipëri. “Djathtas 1912” është subjekti politik që ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko.
“Projekt i ri politik. Shteti i së drejtës është themeli ynë. Besojmë se një qeveri është më efikase dhe pakorruptuar kur është kufizuar në madhësi dhe fuqi të saj”, tha Alibeaj.