‘Pista e Formula 1 në Elbasan’ Rama: Jemi në hapat e fundit para firmosjes! Do të jetë sfiduese por dhe motor ekonomie për vendin
Kryeministri Edi Rama deklaron se “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes” për sjelljen e Formula 1 në Shqipëri. Automotoparku që po ndërtohet në Elbasan është koncept i cili na u vlerësua shumë nga Formula 1 tha Rama në podkastin “Flasim”
Me realizimin e këtij projekti Shqipëria do jetë i pari vend në historinë e “Formula 1” që nuk i ka parametrat ekonomike për të qenë në “Formula 1”.
“Pra do të jemi i pari vend në zhvillim që hyn në ‘Formula 1’ dhe ky është rezultat i asaj që ka ndodhur me Shqipërinë dhe me rritjen e reputacionit dhe respektit për Shqipërinë.
Është rezultat i një pune të bërë në nivelin e gjithë atyre lidhjeve që ka mundësuar që njerëzit ta shohin Shqipërinë me sy tjetër. Mendoj që ne i kemi arritur këto por nuk them kurrë që mbaroi derisa s’ka mbaruar. Kjo për mua vlen për çdo punë. Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhi”, tha Rama.
Kryeministri vuri në dukje se projekti i paraqitur nga Shqipëria është vlerësuar shumë nga “Formula 1” pasi ka në fokus sigurinë rrugore.