Vendosni fjalën kyçe....

Pukë/ Gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja, dyshohet se ka rrëshqitur duke kullotur bagëtitë


Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kabash të Pukës.

Mësohet se një grua 55-vjeçare, që kishte dalë për të kullotur bagëtitë, është gjendur pa shenja jete.

 Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

 

“Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë  shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja Regjina Deda, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.