Vendosni fjalën kyçe....

Kulluri ironizon Berishën: Nga Partia e Punës kaloi te PD-ja, tani i ka ngelur vetëm Partia Fashiste


Një nga themeluesit e partisë së re “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri ka ironizuar kreun e PD-së Sali Berisha.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se Berisha ka kaluar nga Partia e Punës te PD-ja dhe se tani i ka mbetur vetëm të jetë pjesë e Partisë Fashiste.

“Berisha kampioni i inkoherencës deri në kufijtë e qesharakes. Nga pjesë e Partisë së Punës kaloi në PD, i ka ngelur vetëm të jetë pjesë e Partisë Fashiste. Duke qenë se ajo që ndodhi me PS-në kishte natyrë fashiste, vetëm Musolini rrihte njerëz rrugëve të Romës”, tha ai.