SHBA ka urdhëruar vendosjen e një sistemi të mbrojtjes ajrore THAAD në Izrael, së bashku me një ekuipazh amerikan për ta operuar atë, njoftoi të dielën Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Gjeneralmajor Pat Ryder. Ky veprim shënon dislokimin e parë të trupave luftarake amerikane në tokën izraelite që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas vitin e kaluar.
Sipas Ryder, bateria THAAD “dhe ekuipazhi shoqërues i personelit ushtarak amerikan” do vendosen në Izrael “për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit pas sulmeve të Iranit kundër Izraelit më 13 prill dhe përsëri më 1 tetor”.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, më parë tha se Shtëpia e Bardhë nuk kishte “nuk kishte plane apo synime për të vendosur ushtarë amerikanë në luftimet në terren”, tha Ryder.
THAAD, ose sistemi Terminal i Mbrojtjes në Lartësi të Madhe, është një sistem i lëvizshëm raketash anti-balistik i shoikur për të zbuluar dhe përgjuar raketat balistike gjatë fazës së zbritjes së tyre. Ai lëshon një predhë jo shpërthyese me tetë herë shpejtësinë e zërit, duke u mbështetur në energjinë kinetike për të shkatërruar raketat që vijnë.
Një bateri THAAD përbëhet nga 95 ushtarë dhe gjashtë lëshues të montuar në kamion të aftë për të gjuajtur gjithsej 48 interceptorë.
SHBA vendosi një bateri THAAD në Arabinë Saudite pas fillimit të luftës Izrael-Hamas tetorin e kaluar dhe në Izrael në një stërvitje stërvitore në vitin 2019. Megjithatë, as sistemi dhe as trupat amerikane që e operojnë atë nuk janë dërguar në Izrael që kur nisi lufta mes Izraelit e Hamasit.
Ndërsa ushtarët amerikanë morën pjesë në një mision të shkurtër ndihme në brigjet e Gazës në fillim të këtij viti, ata nuk shkelën në enklavën palestineze.
Dislokimi vjen ndërsa Izraeli përgatit përgjigjen e tij ndaj një sulmi raketor iranian më 1 tetor, në të cilin rreth 200 raketa balistike u qëlluan në objektivat ushtarake izraelite. Teherani pohon se sulmi ishte një përgjigje “e ligjshme” ndaj vrasjes nga Izraeli të kreut të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran dhe kreut të Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe një gjenerali të lartë iranian në Bejrut.