Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në Laknas.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të 13 tetorit në banesën e një 72-vjeçari.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga shpërthimi, por është dëmtuar vetëm një pemë ulliri.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri)”, njofton policia.