Vendosni fjalën kyçe....

U denoncua për përndjekje nga 31-vjeçarja, prangoset në Fier i riu nga Laçi


Një 25-vjeçar me iniciale I.B. banues në Laç është arrestuar nga policia e Fierit pasi është denoncuar nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë.

Sipas policisë, 31-vjeçarja ka pretenduar se teksa udhëtonte me makinë drejt Vlorës, është ndjekur me makinë nga 25-vjeçari. Pas ndalimit, të riut i është gjetur një armë zjarri pistoletë pa leje.

Dyshohet se i riu e përndiqte e31-vjeçaren prej më shumë se pesë muajsh duke e përndjekur, dhunuar e kanosur.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, menjëherë kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës. Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I.B, 25 vjeç, banues në Laç. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj. Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”