Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Piantedosi, njoftoi se emigrantët e parë do të mbërrijnë në kampin e Gjadrit këtë javë. Gjatë një aktiviteti në Firence, ai theksoi se nuk do të ketë ndonjë ceremoni formale për hapjen e qendrave dhe garantoi se standardet e këtyre qendrave në Shqipëri do të jenë të ngjashme me ato në Itali.
Piantedosi siguroi se emigrantët do të kenë të garantuar sigurinë dhe të drejtat e tyre deri në shqyrtimin e kërkesës për azil. Ai deklaroi se pritet që dërgesat e para të nisin javën e ardhshme, duke saktësuar se qendrat do të ofrojnë kushte të mira, përfshirë kujdesin shëndetësor, pa ndjenja të ashpra si tela me gjemba.
“Ne presim të fillojmë javën e ardhshme”, tha Piantedosi, duke shtuar se: “Ne realisht presim që njerëzit e parë të dërgohen në qendrat në Shqipëri javën e ardhshme.”
“Nuk do të ketë prerje shiriti”, theksoi ministri italian, duke thënë se qendrat “janë të ngjashme me ato në Itali, nuk ka tela me gjemba, ka kujdes shëndetësor.”