Është nënshkruar marrëveshja e shumëpritur në Samitin e Procesit të Berlinit, me rastin e 10-vjetorit, për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nën kujdesin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryekomisioneres së BE, Ursula von der Leyen, 6 liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor u rreshtuan në tavolinën ovale për të firmosur marrëveshjen, mes tyre i pari edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Ky moment historik pati edhe një episod interesant dhe gati gazmor.
Pikërisht në momentin që kryeministri Edi Rama hidhte firmën e tij në dokument, me nënshkrimin karakteristik, kancelari gjerman Scholz nuk ia ka ndarë sytë dhe në fund e ka shoqëruar me një të qeshur, duke kthyer kokën edhe nga kryekomisonerja Von der Leyen.