Vendosni fjalën kyçe....

Rama tërheq Orban për një bisedë të shkurtër me Albin Kurtin (Video)


Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përfundimi i Samitit të Berlinit, ku u realizua edhe fotoja familjare e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në një moment, Rama shihet duke tërhequr në bisedë të shkurtër kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kancelari gjerman Olaf Scholz organizoi sot në Berlin takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për të shënuar 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, një iniciativë e filluar në vitin 2014 nga ish-kancelarja Angela Merkel.