Vendosni fjalën kyçe....

Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu


Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga burgu.

Avokati i tij e ka paraqitur kërkesën në Gjykatën e Elbasanit.

Gjici u dënua me burg pas shfaqjes së një videopërgjimi në zyrën e tij me shtetasen Alma Kaçi.

Fillimisht ai u dënua me 1 vit e gjashtë muaj burg për shpërdorim detyre por Apeli e prishi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar për korrupsion me 4 vite e gjashtë muaj burg por Gjici do vuajë 3 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Alma Kaçi u dënua me një vit burg për prostitucion e korrupsion.