Shqipëria sfidon Gjeorgjinë në Tbilisi, në sfidën që shkon për llogari të Nations League. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Sagnol, kanë vendosur për formacionet zyrtare.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas humbjes me Çekinë, teksa kërkojnë të reagojnë. Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka 3 pikë dhe renditet në vendin e 3-të.
Në krahun tjetër, Gjeorgjia kryeson Group 1 me 6 pikë.
Sfida e sotme do të gjykohet nga holandezi Makkelie dhe do të mbahet në Mikheil Meskhi Stadium.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani, Laçi, Bajrami, Tuci.
GJEORGJIA: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautadze, Chakvetadze, Kvaratskhelia, Zivizvadze.