Vendosni fjalën kyçe....

Trump është “fashist deri në palcë” – Ish-shefi i shtabit


Gjenerali në pension Mark A. Milley paralajmëroi se ish-presidenti Donald Trump është një “fashist deri në palcë” dhe “personi më i rrezikshëm për këtë vend” në komentet e reja që shprehin alarmin e tij në rritje për perspektivën e zgjedhjes së kandidatit republikan për një mandat tjetër sipas një libri bashkëpunëtori i Washington Post, Bob Woodward.

Milley, 66 vjeç, shërbeu për më shumë se një vit si Shef i Shtabit nën Trump përpara se të vijonte rolin nën Presidentin Biden.

Pas dorëheqjes në shtator 2023 pas më shumë se 40 vjetësh në ushtri, Milley shpalosi shqetësimet e tij të dukshme për Trump në një fjalim të daljes në pension.

“Ne nuk betohemi për një mbret, apo një mbretëreshë, një tiran apo diktator të padëshiruar”, tha ai.

Libri i ri i Ëoodëard, “Lufta”, që do dalë të martën, ndjek Milley-n në vitet pas administratës Trump, ndërsa lufton me frikën në rritje për presidentin të cilit dikur i ka shërbyer.

Milley ishte një burim për librin e Ëoodëard të vitit 2021, “Rreziku”, duke ndarë shqetësimet e tij për qëndrueshmërine mendore të Trump dhe vendimet e sigurisë kombëtare, sipas copëzave të librit të tij të ri. Pasi e pa Ëoodëard-in përsëri në një pritje në mars 2023, ai i tha autorit se shqetësimet e tij ishin bërë më të tmerrshme.

“E pashë kur fola me ty për “Rrezikun”, por tani e di. Tani e di”, tha ai.

“Askush nuk ka qenë ndonjëherë aq i rrezikshëm për këtë vend sa Donald Trump,” i tha gjenerali Woodward.

“Tani e kuptoj se ai është një fashist deri  në  palcë. Ai është personi më i rrezikshëm për këtë vend.”

Në vitin e ardhshëm, Milley po merrte një “breshëri të vazhdueshme kërcënimesh me vdekje” që ai ia atribuoi retorikës politike të Trump dhe fiksimit të tij për ndëshkimin e armiqve të tij të perceptuar, shkruan Woodward.

Pas daljes në pension, Milley vendosi xhami antiplumb në shtëpinë e tij.

Ai gjithashtu ka frikë se do gjykohet në gjykatë nëse Trump fiton kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris në nëntor, shkruan Woodward.

Milley, i cili më parë shërbeu si Shef i Shtabit të Ushtrisë, kishte një mandat të tensionuar 16-mujore në administratën Trump. Në vitin 2020, pas vrasjes së George Floyd nga policia, ai iu bashkua presidentit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës për t’u shfaqur jashtë një kishe, pasi Trump kishte urdhëruar që demonstruesit të largoheshin nga Sheshi Lafayette pranë Shtëpisë së Bardhë.

Milley më vonë kërkoi falje që ishte atje.

“Prania ime në atë moment dhe në atë mjedis, krijoi perceptimin e ushtrisë së përfshirë në politikën e brendshme,” tha ai në atë kohë.

Një tjetër përplasje erdhi pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA, kur Milley thirri homologun e tij të atëhershëm në qeverinë kineze, gjeneralin Li Zuocheng, për ta siguruar atë se vendi dhe marrëdhëniet e tij ndërkombëtare do mbeten të qëndrueshme.

“Detyra ime në atë kohë ishte të ulja tensionet,” i tha Milley Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit në dëshminë më vonë atë vit.
Zyrtarë të shumtë të sigurisë kombëtare, udhëheqës ushtarakë në pension dhe republikanë kanë njoftuar mbështetjen e tyre për Harris, sipas një raporti nga The Post.

Milley nuk mund të kontaktohej për koment të shtunën, dhe fushata e Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.