Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Egli Progës/ Gjykata lë në burg tre dëshmitarët


Gjykata e Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë,  u ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ 3 personave pranishëm në vendin e krimit ku i riu Denis Meçe dyshohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Progën, ngjarje e ndodhur 10 Gusht në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.

Tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe ishin liruar nga kjo gjykatë, por disa muaj pas ngjarjes, e ka ndryshuar masën ndaj tyre nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe raportohet se kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.