Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me një person tjetër.
Sipas raportimeve fillestare, viktima, identifikuar si E. Gj., është goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar gjatë një zënke për motive të dobëta.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, adoleshenti ka ndërruar jetë nga plagët e marra në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”, raporton policia.