Vendosni fjalën kyçe....

“Do e bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda vitit 2030” – Rama


Kryeministri Rama tha sot se do e bëjë Shqipërinë gati për anëtarësim në BE brenda vitit 2030.

Ai e bëri deklaratën nga Luksemburgu ku do mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Sot pritet të çelen zyrtarisht negociatat me BE-në për grupkapitullin e parë.

Takimi do drejtphet nga ministri i Jashtëm i Hungarisë Szijarto dhe kryeministri Rama.

“Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE-në brenda 2030” – tha Rama.

Përveç Ramës në Luksemburg ndodhen edhe ministri i Jashtëm Hasani, kryenegociatorja Dhuka dhe ministrja për Administratën Pirdeni.