Vendosni fjalën kyçe....

Egnatia bën goditjen e bujshme në merkato, afron mbrojtësin e kombëtares Veseli


Kampionia në fuqi e Shqipërisë Egnatia ka bërë një goditje në merkato duke afruar mbrojtësin e kombëtares Frederik Veseli.

Mbrojtësi ka nënshkruar deri në fund të sezonit 2026 pas mbylljes së kontratës me klubin turk Karagumruk. 31-vjeçari ka luajtur 44 ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Veseli ka dalë si futbollist nga academia e Manchester City ndërsa gjatë karrierës ka luajtur me ekipe si Ipsëich, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mans e Salernitana.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës. Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, njofton Egnatia në një postim në Facebook.