Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, në pranga 38-vjeçari


Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar, Olsi Bali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi u realizua në Belsh, falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën.

Gjykata e Firences ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bali, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, sipas Kodit Penal të Italisë. Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Elbasanit për vazhdimin e procedurave të ekstradimit.

Interpol Tirana po punon ngushtë me autoritetet italiane për të realizuar ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapet në Belsh dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

38-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Tiranën, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

O. B., 38 vjeç, banues në Belsh.

Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit.