Vendosni fjalën kyçe....

Kosova fiton ndaj Qipros, regjistron fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve


Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, dhe për herë të parë në histori.

“Dardanët” triumfuan 3-0 ndaj Qipros

Golin e parë e shënoi Amir Rrahmani në minutën e 30-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në të dytën, Ermal Krasniqi shënoi për 2-0, derisa golin e tretë e shënoi Emir Sahiti.

Kosova me këtë fitore ka 9 pikë nga katër ndeshje, teksa mbetet në pozitën e dytë, pas fitores së Rumanisë.

Rumania zë pozitën e parë me 12 pikë, pasi fitoi me rikthim ndaj Lituanisë.

Ndeshjet e ardhshme, Kosova i zhvillon në muajin nëntor.