Gjatë konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg, Kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënies historike mes dy vendeve.
Ai njoftoi se Tirana ka marrë kërkesa nga vende të tjera të Bashkimit Europian, por i ka refuzuar ato.
Rama theksoi se marrëdhënia me Italinë shkon pas me mijëra vjet dhe ka pasur një volum domethënës veprimi gjatë 30 viteve të fundit.
Ai përmendi ndihmën që Italia i ka ofruar Shqipërisë në momente të vështira, si pas rënies së regjimit komunist dhe gjatë krizave financiare.
“Po, na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë jo. Gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është e veçantë shkon pas me mijëra vjet, shkon pas në kohë me shumë volume domethënëse veprimi të 30 viteve të fundit.
Dolëm nga gropa e ferrit të regjimit më mizor komunist në Europë, kur u larguam me qindra mijëra nga brigjet tona dhe Italia hapi krahët për ne, apo kur Italia të na shpëtonte nga një katastrofë e mundshme financiare pas rënies së skemave piramidale dhe duike ardhur te ditët e tërmetit që Varhelyi i përmendi me finesë të rindërtimit të kësaj marrëdhënie.
Pjesëtarët italianë ishin të parët që erdhën për të shpëtuar jetë nën rrënoja. Ne nuk jemi vend i BE, ne jemi europianë, kjo nuk është certifikatë që jepet nga Brukseli.
Gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë. Nëse ka ndonjë gjë për t’u zhvilluar mbi këtë nivel duhet të jetë në shkallë të epërme të BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Kjo është për të kuptuar se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojnë pranë dhe të punojnë me njëri-tjetrin. Dukuria e emigracionit nuk zgjidhet një copë këtu dhe një copë atje, por me një qasje gjithësore.
Një gjë është të luftosh emigracionion e paligjshëm dhe një gjë tjetër është të garantosh migracion të rregullt. Dhe Europa duhet t’i bëjë të dyja këto.
Ne jemi shumë të prirur të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të qenë një shtet krenar i BE. Ne e dimë peshën tonë dhe pse jam ndër më të gjatët ndër kryeministrat, përfaqësoj vendin më të vogël.
Për të voglin ka një punë të madhe për të bërë.”
Kryeministri theksoi se Shqipëria është një vend europian, pavarësisht se nuk është anëtare e BE-së, dhe se geografia e saj tregon lidhjet e ngushta me Italinë.
Kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë se nuk do të ketë marrëveshje me një tjetër shtet si ajo me Italinë për emigrantët.
“E kam shpjeguar gjatë për gazetarë të panumërt në Berlin dje, për arsyen se Shqipëria e ka bërë marrëveshjen dhe si e shohim ne këtë dukuri. Edhe njëherë pikësëpari PO (përgjigja për Italinë). Eshtë kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë JO. Gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është shumë e veçantë dhe shkon pas në kohë, me shumë volume domethënëse dhe veprimi më gjatë se prej 30 vite të fundit, që kur dolëm nga gropa e ferrit nga regjimi komunist mizor, që kur u larguam nga brigjet tona dhe Italia hapi krahët për ne.
Apo që kur Italia erdhi të na shpëtonte nga një katastrofë financiare e rënies së piramidave. Për të ardhur te ato që komisioneri përmendi si fillesë të kësaj marrëdhënieje, italianet erdhën të parët për të shpëtuar shqiptarët nga rrënojat e tërmetit.
Ne nuk jemi vend i BE, por ne jemi E… i Europës. Gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë. Kjo tregon pse Bashkimi Europian dhe ne duhet të qëndrojë bashkë. Duke garantuar një qasje gjithësore të Bashkimit Evropian të këtij fenomeni. Tjetër gjë të godasësh emigracionin e paligjshëm dhe tjetër të punosh për të.
Jemi shumë të prirur për të bërë çdo gjë të nevojshme për të bërë çdo gjë për anëtarësimin në BE. Jemi të vetëdijshëm për pozicionin tonë, edhe pse jam më i gjati ndër kryeministrat.
Për të voglin ka punë të madhe. Kur hyn në një familje të madhe, nuk duhet të zgjedhësh gjithmonë ëmbëlsirat apo gjërat e shijshme, por edhe gjërat e tjera që s’janë të shijshme dhe që duhet ta bësh. Kjo është veçoria e kësaj familjeje, të qenit besnik deri në fund. U kam thënë edhe më parë, Bashkimi Evropian s’do gjejë kurrë një anëtar besnik se Shqipëria”.