Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për hapjen e grup-kapitullit të parë “Themeloret” në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai e cilësoi këtë ngjarje si një ditë historike dhe theksoi rolin vendimtar të Ministrisë së Drejtësisë në avancimin e reformave për institucione më efikase dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Në postimin e tij në Facebook, Manja shprehu angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara reformat në shërbim të qytetarëve.
Një ditë historike për Shqipërinë!
Sot, me hapjen e grupkapitullit të parë “Themeloret” në konferencën e dytë ndërqeveritare për integrimin në BE, Ministria e Drejtësisë ⚖️ merr një rol vendimtar në avancimin e reformave për institucione më efikase në shërbim të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit. Vijojmë me vendosmëri drejt #Shqipëria2030, shkroi ai.