Vendosni fjalën kyçe....

Petraq Milo: PBB shënon rritje por sektori industrial kontribuon negativisht


Sekretari për çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, reagoi pas publikimit të të dhënave nga INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2024, i cili u rrit me 4,06% në terma realë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Milo theksoi se pavarësisht rritjes së përgjithshme, sektori i prodhimit të mallrave materiale vazhdon të ketë një kontribut negativ në ekonominë shqiptare, me rënie të theksuar në industrinë nxjerrëse, përpunuese dhe prodhimin e energjisë.

Ai renditi kontributet pozitive, duke përfshirë sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, ndërsa theksoi se modeli ekonomik i vendit është ende i orientuar kryesisht drejt ndërtimit, duke lënë pas industrinë përpunuese dhe bujqësinë.

Milo nënvizoi se është e nevojshme një orientim më i madh drejt produkteve me vlerë të shtuar për të rritur eksportet dhe për të forcuar ekonominë.

“Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +1,1 pikë përqindje

Ndërtimi” me +1,12 pikë përqindje

Administrata publike Arsimi dhe Shëndetësia me +0.86 pikë përqindje,

Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.62 pikë përqindje

Nje kontribut te ulet kane dhene deget :

Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me +0,17 pikë përqindje

Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,13 pikë përqindje,

Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,13 pikë përqindje

Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,06 pikë përqindje.

Negativisht kane kontribuar grupi :

Industria ne teresi si dhe prodhimi i energjisë dhe ujit ka shënuar një kontribut negative ne rritjen ekonomike me -0,96 pikë përqindje

Informacioni dhe Komunikacioni” me -0,11 pikë përqindje.

Rritja ekonomike sipas degëve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë :

Aktiviteti “Ndërtimit” shënoi rritje me 10,1%

Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative i cili shënoi rritje 9,6%

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit shënoi një rritje prej 8,7%

Grupi i aktiviteteve të “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” i cili shënoi rritje 8,05%

Aktivitetet “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” pati një rritje prej 6,48%,

Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” pati rritje me 3,82%,

Aktiviteti i “Pasurive të Paluajtshme” ka shënuar rritje prej 2,69%

Aktiviteti i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” shënoi rritje me 0,56%

Ndërsa Aktiviteti i “Industrisë, Energjisë dhe Ujit” shënoi rënie me 8,9%

Grupi i aktiviteteve “Informacioni dhe Komunikacioni” shënuan rënie prej 5,39%.

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 7,01%”