Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marikaj të Vorës ditën e sotme, teksa raportohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në këmbë.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë shpërthyer pas një përplasjeje dhe debati lidhur me pjesët e këmbimit të makinave.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit dhe po punon për të sqaruar shkakun e konfliktit që çoi në këtë plagosje.