Vendosni fjalën kyçe....

“Dosja Tire”, prokuroria kërkon 7 vite burg për sanitaren që mashtronte familjarët e të sëmurëve me Covid



Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për skandalin “Tire”, duke kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale të mashtrimit në bashkëpunim, e cila ka sjellë pasoja të rënda.

Për infermierët e akuzuar, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, dhe Gylbra Halilaj, prokurori Beldar Valikaj ka kërkuar nga 6 vite burg për mashtrim dhe shpërdorim detyre. Po ashtu, 6 vite burg janë kërkuar edhe për sanitaren Rukije Hoxhaj.

Skandali u zbulua fillimisht në një emision investigative dhe përfshinte Tire-n që prezantohej si infermiere, duke i kërkuar para familjarëve të pacientëve në spitalin Shefqet Ndroqi për shërbime që nuk ofronte. Rasti u komplikua kur një nga pacientët e saj, nënë e një vajze që i kishte dhënë rreth 8 milionë lekë, ndërroi jetë. Procesi gjyqësor ka zgjatur për shkak të procedurave të zakonshme.