Vendosni fjalën kyçe....

Putini synon “rend të ri botëror” – Kreu i inteligjencës gjermane


Qëllimi përfundimtar i Moskës është të ndajë NATO-n dhe të ndryshojë rendin ekzistues botëror, ka thënë Bruno Kahl, shefi i shërbimit të jashtëm gjerman të inteligjencës BND.

Rusia ka tejkaluar shtetet evropiane për sa i përket shpenzimeve ushtarake gjatë luftës së saj me Ukrainën, u tha Kahl deputetëve në Bundestag të hënën. Presidenti rus Putin do “vijojë të testojë vijat e kuqe të Perëndimit dhe do përshkallëzojë më tej konfrontimin”, pohoi ai.

“Përplasja e drejtpërdrejtë ushtarake me NATO-n është bërë një mundësi për Moskën,” tha ai.

Muajin e kaluar, Putin njoftoi ndryshime në doktrinën bërthamore ruse në përgjigje të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, të cilën Moska tashmë e sheh si një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të NATO-s në luftë. Rishikimi erdhi ndërsa Kievi vijon t’u bëjë presion vendeve perëndimore për të lejuar përdorimin e armëve të furnizuara prej tyre për sulme thellë brenda territorit rus.

Kohl pretendoi se qëllimi përfundimtar i kreut rus është të “largojë SHBA-në nga Evropa” dhe të rivendosë NATO-n në kufijtë e saj të fundit të viteve 1990. Moska kërkon të formojë një “sferë ruse të ndikimit” dhe të themelojë një “rend të ri botëror”, tha ai.