Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi veten me armën e shërbimit, ndërron jetë në spital gardisti


Ka ndërruar jetë në spital gardisti i cili ditën e sotme qëlloi veten me armë.

Efektivi i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e datës 15 tetor 2024, në zonën e Qytetit Studenti.

37-vjeçari i identifikuar si Henri Haxhiraj është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagës së shkaktuar nga plumbi.