Gjatë konferencës për media në Luksemburg, Kryeministri Edi Rama theksoi angazhimin e tij për të ndërtuar një Shqipëri si një vend anëtar i Bashkimit Europian.
Ai shprehu besimin se Shqipëria do të përmbushë të gjitha standardet dhe kriteret e nevojshme për integrimin europian.
Ai theksoi se motoja e tij është: “Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën, dhe ne këtë duam të bëjmë.” Kryeministri u shpreh i angazhuar për të përfunduar këtë proces dhe për të sjellë vlerat europiane në vend.
“Jam besimplotë se sa na takon ne ne do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetmje. E do të më perskeutojë për pjesën tjetër të dekadës.
Duam ta bëjmë Shqipërinë si një vend anëtar i BE-së, si funksionon dhe bën gjërat. Kjo është e rëndësishme se nuk duam që Shqipëria të largohet të marrë çantat e të vijë në Bruksel duam që BE të vijë në Shqipëri.
Motoja jonë: Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën dhe ne këtë duam të bëjmë. Duam të përfundojmë. Të ndërtojmë Europën në Shqipëri”