Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria çel negociatat për grup-kapitullin e parë me BE-në, Rama: Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa Ballkani për ju


Sot, Shqipëria ka hapur negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Europian, një ngjarje që u njoftua gjatë një konference për shtyp nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Péter Szijjártó.

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, theksoi se ky hap nënkupton fillimin e bisedimeve për kushtet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke e cilësuar si një arritje të rëndësishme për vendin dhe rajonin.

Szijjártó theksoi nevojën për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së, duke e quajtur energjinë nga Ballkani Perëndimor si thelbësore për forcimin e unionit. Ai theksoi se politika e zgjerimit ka humbur besueshmërinë dhe se është urgjente që të merren hapa për ta rikthyer atë.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë ditë si historike dhe theksoi se integrimi në BE është e vetmja alternativë për shqiptarët. Ai nënvizoi se çelja e kapitujve shënon një gur themel në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Europian dhe se suksesi i Shqipërisë është një hap për të gjithë rajonin.

Rama po ashtu e konfirmoi se Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon procesin e integrimit, duke shprehur besimin se të ardhmen e vendit e shohin vetëm në BE.

“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si Ballkani ka nevojë për ju. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme” tha Rama. 

Edhe komisioneri për zgjerimin e BE-së nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së.

Dua të falenderoj presidencën  Hungarinë që vendosi zgjerimin si përparësi politike dhe bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ta nxitur më tej. Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Na duhet zgjerimi të bëhet më e forte”

Në konferencën e medias me ministrin Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon procesin.
Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor për aq sa Ballkani ka nevojë për juÇelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historic në rrugëtimin e përbashkët’A kemi një plan B nëse BE e ndërlikon procesin?

Është e vërtetë që herë herë BE mund të jetë e padrejtë dhe është treguar e padrejtë ndaj vendeve kandidate, u tregua e padrejtë ndaj nesh.

Ne shqiptarët nuk mund të kemi plan BE kur bëhet fjalë për liri individuale, sundimin e ligjit, historia na ka mësuar se nuk mund të garantohet jashtë sferës së BE.

Këto janë A, B, C e mënyrës së jetës europiane. Zgjedhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE do të hiqje dorë nga mënyra e jetesës së fundmi zgjodhëm pasi duruam, epoka errësire që na u imponua. Nuk është retorikë pro europiane.

Është çështje jete a vdekje për ëndrrën tonë që tu lëmë brezave të ardhshme  një vend ku liria e fjalës është e padiskutueshme, ku sundimi i ligjit respektohet dhe funksionon demokracia.