Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Partizani”, çon për gjykim Berishën e Malltezin


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, si dhe personat e tjerë përfshirë biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, si dhe noteren Andia Pustina.

Të martën, më 15 tetor, përfaqësuesit e akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan materialet e hetimit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar nisjen e procesit gjyqësor. Gjykata pritet të caktojë trupën gjykuese për këtë çështje, ndërsa gjyqtarja Irena Gjoka, e cila kishte miratuar masat e sigurisë vitin e kaluar, nuk do të jetë më pjesë e procesit, sipas rregullave ligjore.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendje të madhe publike për shkak të përfshirjes së figurave të larta politike dhe të biznesit në akuzat që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës në lidhje me privatizimin e pronës ushtarake.