Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, PD: Ridënim politik dhe përndjekje e opozitës


Partia Demokratike, përmes Ivi Kasos, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, duke rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e tij, për pezullimin e ztabimit të vendimit me 1 vit burg të dhënë nga Apeli.

PD e konsideron si ridënim të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Lartë, duke theksuar se ai është marrë në presionin dhe urdhrat e Edi Ramës.

 “Kundër një vendimi të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, trupa e Gjykatës së Lartë, as u ngrit në lartësinë e detyrës dhe as nuk i shërbeu balancave ndërmjet pushteve në Shqipëri të cilat i ka fshirë Edi Rama me një të rënë të lapsit.

Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash.

Partia Demokratike shpreh edhe njëhere mbështetjen për deputetin e saj dhe pë cdo zë opozitar që ngrihet kundër regjimit.

PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli.

Shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta heshtin opozitën dhe as ta detyrojnë atë që, ashtu si ata, të shndërrohet në ankes të pushtetit”, tha Ivi Kaso.