Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Protesta në Parlamentin Evropian për të informuar ndërkombëtarët për narko-shtetin


Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka dhënë më shumë detaje rreth protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet më 23 tetor përpara godinës së Parlamentit Europian.

Në një intervistë me Skype në rubrikën “Opinion” në News 24, Balliu theksoi se përmes kësaj proteste, PD-ja do të informojë ndërkombëtarët për atë që ai e quan “narko-shteti” i krijuar nga kryeministri Edi Rama.

Balliu shtoi se situata në Shqipëri është alarmante dhe se kjo protestë synon të rrisë ndërgjegjësimin tek institucionet ndërkombëtare për gjendjen e demokracisë dhe qeverisjes në vend. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për të adresuar problemet që opozita ka identifikuar me qeverinë aktuale, duke përfshirë akuzat për korrupsion dhe kriminalitet të organizuar.

Protesta në PE bëhet për të informuar çdo ndërkombëtar për ngritjen në Shqipëri të një narko-shteti. Ndërkombëtarët duhet që të informohen për situatën këtu. Po kërkohet t’ju hidhet hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Nuk ka sesi të quhet situata normale në vendin tonë, ku deputetë të opozitës arrestohen pa prova, ku lideri i opozitës mbahet në arrest pa fakte e prova. Situata në vend është alarmante. Në Shqipëri ka kapitulluar totalisht shteti ligjor. Trafikantët me kostume politike vazhdojnë të lëvizin të lirë”-deklaroi Balliu.