Kryeministri Rama është zotuar të ngrejë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda vitit 2030.
Teksa ka komentuar çeljen e grupit të parë të kapitujve për integrimin në BE, ai shkruan se Shqipëria ka bërë arritje me mund këto vite tëcilat janë vlerësuar në fund nga krerët e unionit.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar.” – shkruan Rama.