Sekretarja e parë politike e ambasadës britanike në Tiranë Mia Marzouk është takuar me zyrtarë demokratë në selinë blu paraditen e sotme.
Ajo ka pasur takime në Departamentin për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.
Tani për tani ambasada britanike, ashtu si ajo amerikane, nuk ka ambasador pas përfundimit të periudhës së shërbimit për Alastair King-Smith dhe drejtohet nga Marzouk.
Kjo e fundit është njohëse e mirë e Ballkanit dhe ka qenë e angazhuar prej kohësh me rajonin.