Vendosni fjalën kyçe....

Dosja “Partizani”/ Zgjidhet me short magjistratja që do të gjykojë Berishën


Flojera Davidhi është magjistratja e zgjedhur me short për të gjykuar kreun e PD-së Sali Berisha.

Gjyqtarja e GJKKO-së do të gjykojë dosjen Partizani për të cilën Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv.

Prokuroria e Posaçme, ditën e djeshme (15 Tetor) ka mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke dërguar për gjykim Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina.