Vendosni fjalën kyçe....

Messi “merr për dore Argjentinën”, shkatërron Bolivinë 6-0


Lionel Messi shënoi tregolëshin e tij të 10-të ndërkombëtar dhe dha dy asiste për golat e tjerë, ndërsa Argjentina mposhti Bolivinë 6-0 në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026 përpara një turme adhuruese në stadiumin “Monumental” të martën.

Duke bërë paraqitjen e tij të dytë ndërkombëtare që nga rikuperimi nga një dëmtim i pësuar në Copa America në korrik, Messi shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Marcelo Suarez për të shënuar golin e parë. Portieri i Bolivisë, Guillermo Viscarra bëri disa pritje të shkëlqyera për të penguar nikoqirët të rrisin epërsinë e tyre, por ai u mund në minutën e 43-të kur Lautaro Martinez shënoi nga krosimi i shpejtë i Messit.

Skuadra e Lionel Scalonit kontrolloi pjesën e dytë duke shënuar edhegolat e tuerë që vulosën rezultatin. Messi, 37 vjeç, u dha tifozëve më shumë arsye për të festuar në momentet e fundit, duke mposhtur dy mbrojtës të Bolivisë përpara se të lëshonte një gjuajtje të thukët pas Viscarrës për të shënuar të dytin.

Atij iu deshën vetëm dy minuta të tjera për të përfunduar tregolëshin, duke iu bashkuar portugezit Cristiano Ronaldo me më shumë tregolësha të shënuar ndërsa eçoi numrin e golave ​​në 112 për vendin e tij.

“Është vërtet bukur të vish këtu, të ndjesh dashurinë e njerëzve, më emocionon se si ata bërtasin emrin tim. Kjo më shtyn. Të shijoj të qenit i lumtur aty ku jam. Pavarësisht moshës sime, kur jam këtu, ndihem si fëmijë sepse jam rehat me këtë ekip. Për sa kohë që ndihem mirë dhe mund të vazhdoj të luaj ashtu siç dua do vijoj ta shijoj.”

Argjentina është në krye të renditjes me 22 pikë, pasi i është rikthyer fitoreve pas humbjes nga Kolumbia muajin e kaluar dhe barazimit me Venezuelën javën e kaluar.

Kupa e Botës 2026 do organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.