Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person


Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri në qytetin e Vlorës pasditen e sotme.

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa konflikti ka ndodhur pranë Kishës Ortodokse.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes tyre.