Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë godet Turqinë, nuk raportohen viktima


Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi të mërkurën provincën Malatya të Turqisë lindore, tha autoriteti i vendit për fatkeqësitë dhe emergjencat AFAD.

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, teksa autoritetet kanë nisur edhe verifikimet në terren.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti kishte një magnitudë 5.9 ballë dhe ishte në një thellësi prej 9 km (5.6 milje) nën tokë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë thotë se tërmeti është ndjerë në provincat Hasakah, Deir Al Zor dhe Aleppo.