Ditën e sotme në Kamëz shtetasi P. M. aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2-vjeçar duke manovruar me automjetin në oborrin e banesës. Foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.