Klajdi Merkaj i cili akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Hajdar e Franc Çopja është arrestuar në Itali.
Ndalimi i tij është bërë me kërkesë të drejtësisë shqiptare dhe pas kryerjes së procedurave pritet që ai të eksradohet drejt Shqiëprisë.
Më herët për dosjen Çopja janë ndaluar Arben Lamçja, Arjon Ormenaj e Manjola Hysenaj ndërsa gjykata ka lënë në sekuestro preventive pasuritë e personave të lartpërmendur si dhe kompanive Elba Beton, Hotel Demi, Vila Gjuta etj.
Sekuestrot u vendosën pas operacionit të SPAK më 31 korrik, ku u arrestuan 11 persona nga 33 për të ciët ishin lëshuar urdhërarreste.