Përplasja e sotme në parlament e deputetëve të PD-së ndaj Gardës ku pjesë mori edhe FNSH u diskutua në Studio Live, në Report Tv, me një nga protagonistët e kësaj përplasje deputetin Luan Baçi.
Baçi sqaroi se çfarë ndodhi me rastin e përfolur ku ndaj tij pretendon se një prej FNSH-së nxori armën e shërbimit.
Sipas tij përgjatë përplasjeve të sotshme, polici ka hapur xhaketën, ka vënë dorën në pistoletë dhe e ka nxjerrë përgjysmi.
Baçi shton se polici në fjalë nuk është rastësisht aty por me urdhër.
‘FNSH ishin brenda territorit të parlamentit. Për mua e qartë sepse në parlament nuk funksionon rregullorja, por urdhrat verbalë me telefon. Çfarëdo gjëje mund të pritet në këtë shtet dhe qeveri. Situata e sotme ishte e paprecedentë. Ne të përjashtuarit pa asnjë lloj përjashtimi, në vazhdën e presionit që duan ta mbajnë ngritur. Kemi ikur për të dalë tek dera e jashte dhe aty ishte garda dhe FNSH. E kishin zënë derën dhe nuk na linin. U kthyem prapa dhe menjëherë na rrethuan FNSH. Këtej kishim polic dhe gardistë dhe këtej FNSH.
I thashë çfarë keni dhe kam vënë douart te skafandra duke e shtyrë. U agravua, reaguan ashpër dhe mimika e tyre ishte me urrejtje. Polici përballë më pa drejt në sy dhe më tha kudjes dhe e hapi xhaketën si kaubojs dhe vuri dorën në pistoletë dhe e nxorr në gjysëm dhe ia hodha kapelen nga koka. Një këshillë, shikojeni me kujdes keni një detaj. Jepni dy fotot, të parën dhe pastaj të dytën. Është një këllëfë pistoletë te e para. Te e dyta është pa këllëf është spraj. Ishte me këllëf pistolete atje. Mashtrim i policisë së shtetit. Për këtë më vjen keq.
Polici që është aty nuk është rastësisht. Është me urdhër aty. Pse nuk nxjerrin policing nga koka te këmbët. Nuk ka sulme personale. Ishte një pistoletë drejtuar opozitës. Kushdo mund të kishte aty një fat të tillë. Ky polic u tregua i fryrë dhe i trimëruar nga shefat e vet. Kjo ka kaluar kufijtë e paligjshmërisë.’ – tha Baçi.
Baçi më tej vijoi duke thënë se forcat e FNSH u larguan me qëllim për të fshehur atë policin që kishte armën.
‘Hyrja e tyre ishte e qëllimshme. Situata u agravua së tepërmi. Deputetët u irrituan me policin që nxori armën dhe dolën nga sytë këmbët nga territori i parlamentit. Një turmë e FNSH që u vunë në rresht dhe u larguan. Ikën nga frika. Ka një frikë një polic me skafandër me mbrojtëse përballë një deputeti me xhaketë veshur. Ishin 100 forca dhe ne 20 deputetë. Ikja e tyre e qëllimtë që të mos kapej polici. Ikën nga sytë këmbët për të mos gjetur armët.’
‘Kam kritika shumë të forta për gardën. Sot mbrojtën veten, jo ne. Sepse u shkelën territorin, sepse mund tu binin dhe atye se civil ishin aty ata. Të mundohemi të jemi korrekt. Sot ka qenë rast i paprecedent.’- tha ai.