Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Efektivi i FNSH-së kërcënoi me armë deputetët Baçi e Nallbati


Kreu i grupit parlamentar Bardhi ka akuzuar një efektiv të FNSH-së se ka kërcënuar me armë deputetët e opozitës Nallbati e Baçi.

Ai e bëri denoncimin në oborrin e Kuvendit ku deputetët e PD-së dhe mbështetës të saj janë mbledhur dhe po përpiqen të hyjnë brenda.

“Punonjësi i FNSH-së i ka drejtuar armën e shërbimit brenda Kuvendit deputetëe të opozitës Luan Baçi e Bledion Nallbati. Ky është një rast i paprecedentë dhe përgjegjësinë për këtë e ka kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.” – tha Bardhi.