Vendosni fjalën kyçe....

Botoksi që maskon injorancën e ministres së Shëndetësisë


Një operacion policor kundër botoksit në më shumë se 30 klinika estetike e parukeri në Tiranë ka nxjerrë zbuluar injorancën e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu.

Po çfarë ka ndodhur.

Ditën e djeshme policia mësyu mbi 30 dhjetëra klinika estetike e parukeri në Tiranë në një operacion kundër asaj që e quajti kontrabandë e paligjshme e botoksit. Në pranga ranë administratori i një kompanie që sillte botoksin si dhe dy administratoret e dy klinikave estetike, ndërsa në kërkim u shpallën dhjetëra të tjerë.

Përtej bujës mediatike, operacioni “Botoksi” nuk bën gjë tjetër veçse maskon injorancën e ministres Koçiu. Botoksi është lënda e parë e të gjitha klinikave estetike dhe është detyrë e institucionit të drejtuar nga Koçiu që të ndihmojë një kompani që të përfaqësojë e importojë botoksin në mënyrë të ligjshme, gjë që deri tani nuk ka ndodhur.

Kompania prodhuese nuk ia ka dhënë askujt në Shqipëri të drejtën e përfaqësimit deri tani dhe nuk ka pranuar që t’ia japë askujt në mënyrë ekskluzive.

Ligji parashikon që Ministria e Shëndetësisë, që vepron kuturu, të pajisë me leje importi ato kompani që mund ta sjellin botoksin në mënyrë të ligjshme, rast pas rasti në mënyrë që e gjithë veprimtaria të bëhet e kontrolluar.

Në vend të kësaj, ministrja Koçiu që në këtë rast tregon paaftësi në përmbushjen e detyrave të saj, ka keqorientuar policinë në një operacion kundër botoksit, që duhet të përfshinte edhe arrestimin e deputetëve dhe zyrtarëve të administratës, atyre të sistemit të drejtësisë, personazheve VIP, që kanë përdorur botoks apo e përdorin atë ende. /Hashtag.al