Pas pretendimeve të deputetëve të Partisë Demokratike se ishin kërcënuar me armë nga një efektiv i FNSH-së, Policia e Shtetit ka sqaruar se pajisja në brezin e efektivit ishte një sprai me spec djegës dhe jo një armë zjarri. Luan Baçi, një nga deputetët e PD-së, kishte deklaruar se një polic kishte vendosur pistoletën në gjoksin e tij.
Policia theksoi se asnjë punonjës policie nuk ishte i pajisur me armë gjatë tubimit përpara Kuvendit, por vetëm me mjete mbrojtëse dhe shkopinj gome.
Ata përgënjeshtruan lajmet për përdorimin e armëve dhe njoftuan se kishin marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm nga protestuesit.
Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.
Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.
Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.
Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori, njoftoi Policia.