Deputetët e PD-së kanë mbërritur në dyert e Kuvendit.
Sekretari i Përgjithshëm Noka e deputetë të tjerë po shtyhen me punonjësit e Gardës që kanë bllokuar hyrjen kryesore dhe po përpiqen të shkulin gardhin metalik.
Deputetët demokratë janë përjashtuar nga seanca pas trazirave në dy seancat e fundit. Pas djegies së karrigeve katër prej tyre duhet të paguajnë dëmin financiar të përcaktuar nga Kuvendi.