Vendosni fjalën kyçe....

“Do ju tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën”, Noka kërcënon ministrin e Brendshëm dhe Spiropalin


Deputetët e opozitës pretendojnë se efektivët i kanë vendosur armën në gjoks deputetit Luan Baçi duke e kërcënuar atë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka kërcënuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhën.


“Nipi i Enver Hoxhës mund të rrijë në krye të ministrisë por kujto që e kemi tërhequr zvarrë Hoxhën.

Ashtu do tërhiqesh edhe ti dhe Elisa”,  u shpreh Noka.