Vendosni fjalën kyçe....

Gardh metalik, efektivë të Gardë e Shqiponjave, zjarrfikëse, blindohet parlamenti


Forca të shumta policie, një zjarrfikëse, gardh metalik e punonjës të Gardës kanë blinduar perimetrin rreth parlamentit për seancën e sotme plenare pas trazirave në dy seancat e fundit.

Opozita nuk ka përcaktuar ende ndonjë skenar për ditën e sotme ndërsa nuk ka pasur ndonjë thirrje për protestë, ndryshe nga dy herët e fundit.

Reagimi i vetëm nga ana e opozitës ka qenë një deklaratë e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i cili shkruan se Shqipëria është i vetmi në BE e NATO që rrethon Kuvendin me polici për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”.