Pas shmangies së çështjes për javë të tëra, kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance tha pa mëdyshje se beson pretendimet e Donald Trump se nuk i humbi zgjedhjet e 2020-ës.
Duke marrë pyetje nga gazetarët në një ngjarje të fushatës në Williamsport, Pensilvani, Vance u pyet përsëri nëse Trump humbi ndaj presidentit Joe Biden katër vjet më parë.
“Në zgjedhjet e vitit 2020, kësaj pyetjeje i jam përgjigjur drejtpërdrejt një milion herë. Jo! Mendoj se ka probleme serioze në vitin 2020”, tha Vance.
“Pra, a i humbi Donald Trump zgjedhjet në 2020? Jojanë fjalët që do përdorja.”
Trump, kandidati republikan për president në vitin 2024, vijon të pretendojë se i humbi zgjedhjet e vitit 2020 për shkak të manipulimit të votës, një pikëpamje e ndarë nga miliona mbështetës të tij. Megjithatë, hetimet e shumta nuk kanë gjetur asnjë provë mashtrimi.
Gjatë kandidimit të tij të tanishëm për president, Trump ka sugjeruar se do sfidojë rezultatet nëse nuk mbizotëron në garën e 5 nëntorit kundër demokrates Kamala Harris, zëvendëspresidente e SHBA-së.
Përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 çuan në padinë e tij nga zyrtarë federalë dhe shtetërorë. Ai ende pret gjykimin për këto raste. Kundërshtimi i tij për të pranuar rezultatin shkaktoi gjithashtu sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA nga mijëra mbështetës të tij.
Vance, një senator amerikan për mandatin e parë, u bë kryefjalë kur e anashkaloi pyetjen gjatë debatit të tij me kandidatin e përzgjedhur nga Harris për zv.president Tim Ëalz, më 1 tetor, duke thënë se ai ishte i përqendruar te “e ardhmja”.